“Rëndon vetëm një akuzë”, flet avokati pas daljes së Elvis Roshit nga SPAK
Avokati Andi Skënderi dha një prononcim të shkurtër për mediat menjëherë pas daljes së ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi nga ambientet e SPAK. Ky i fundit është thirrur këtë të hënë në organin e akuzës, dhe është marrë zyrtarisht i pandehur.
Avokati nënvizoi se ndaj Roshit rëndon vetëm një akuzë.
“Ka vetëm një akuzë, ajo për shpërdorimin e detyrës për pjesën e tenderave që është diskutuar më herët nga Gjykata e Durrësit, nuk ka asnjë rrethanë tjetër. Do njihemi me aktet dhe do mbajmë një qëndrim në një moment tjetër”, tha avokati.
I pyetur se pse një çështje e tillë është zgjatur kaq shumë për rreth 10 vite, avokati Akënderi tha se: “Kjo është punë e Prokurorisë, nuk është punë e imja si avokat që të mbaj qëndrim në lidhje me këtë pjesë”.
Hetimi ndaj tij nisi mbi bazën e një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili gjatë një auditimi të zhvilluar në vitet 2013-2014, periudhë kur Roshi ishte në krye të bashkisë, evidentoi një sërë parregullsish në sektorin e urbanistikës dhe në procedurat e prokurimit publik. Sipas raportit të KLSH-së, parregullsitë kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.
Elvis Roshi është paraqitur disa herë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë çështje, ndërsa më herët Gjykata e Durrësit ka pushuar një procedim penal ndaj tij për akuza të ngjashme.
Pak javë më parë, ish-kryebashkiakut iu sekuestrua edhe telefoni celular, si pjesë e një tjetër hetimi që SPAK po zhvillon ndaj tij, kësaj here në kuadër të dyshimeve për krime zgjedhore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë