Rally Albania ndalet në Korçë, pilotë nga 23 vende testojnë terrenin sfidues
Ka nisur edicioni i 21-të i Rally Albania, ku pas ndalesës në Shkodër, gara është zhvendosur në Korçë për tapën e dytë të saj.
Rreth 200 pilotë nga 23 shtete të ndryshme të botës morën pjesë në një garë plot emocione, sfida dhe adrenalinë.
Gara ka mbledhur pjesëmarrës nga vende si Australia, Shtetet e Bashkuara, Italia e shumë të tjera, të cilët shprehen të mahnitur jo vetëm nga natyra dhe terreni, por edhe nga mikpritja e shqiptarëve në zonat rurale që përshkojnë me automjetet e tyre.
“Është hera e dytë që jam në Shqipëri. Mora pjesë edhe vitin e kaluar në këtë garë. Më pëlqejnë shumë malet dhe rrugët me shkëmbinj – është sfiduese dhe emocionuese,” – tha një nga pilotët pjesëmarrës.
“Nuk është hera e parë që garoj. Është hera ime e dhjetë. Kjo nuk është thjesht një garë – është pasion, adrenalinë. Diçka që nuk bëhet kollaj, por nuk harrohet kurrë”, tha një pilot shqiptar.
“Vij nga Italia, kemi garues të fortë. Gara është shumë e bukur. Shqipëria është e mrekullueshme, njerëzit janë të thjeshtë dhe mikpritës, sidomos nëpër fshatra,” – u shpreh një tjetër garues.
Organizatorët theksojnë se Rally Albania është më shumë sesa një garë sportive – është një mision për promovimin e Shqipërisë në tregje të reja turistike.
“Kemi 200 pjesëmarrës nga 23 shtete të botës, përfshirë Australinë dhe SHBA. Rally Albania është një mision për Shqipërinë. Ne vazhdojmë të promovojmë vendin në zona ku ende nuk ka turizëm. Shqipëria ka shumë vende të paeksploruara që meritojnë të njihen e të popullohen, sidomos përmes këtij sporti,” – tha organizatorja Julinda Dhame.
Pas ndalesës në Shkodër dhe Korçë, gara do të vijojë drejt Vlorës, ndërsa përmbyllja e këtij edicioni pritet të zhvillohet në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë