Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, në vendngjarje gjendet makineria për prodhimin e kriptovalutave

11 Maj 2021 | 12:24

Vrasja e dyshuar aksidentale e 27-vjeçarit Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në kryeqytet do të hetohet edhe nga agjentë të krimit ekonomiko-financiar.

Burime nga policia bëjnë me dije se në një banesë pranë vendngjarjes ku ndodhi vrasja e 27-vjeçarit policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një makineri për prodhimin e kriptovalutave.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet, ndërkohë që është vënë në pranga autori i dyshuar, Marius Dema.

Euronews Albania siguroi pamje nga ngjarja e rëndë, ku shfaqen momentet pak minuta para se 28-vjeçari Marius Dema të qëllonte me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit. I riu shfaqet me pistoletë në dorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi të rinjtë, përfshirë këtu edhe Marius Demën shfaqen të qetë dhe nuk ka pasur debat mes tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026