Kurti hap Javën e Krenarisë në Kosovë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në Prishtinë, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për barazi dhe përfshirje për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Ai vlerësoi rëndësinë e kësaj jave si një simbol të gjallërisë dhe aktivizmit të komunitetit LGBTQ+, duke shtuar se ndjenjat e turpit duhet të luftohen përmes solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët, shkruajnë mediat në Kosovë.
“Qeveria e të gjithë qytetarëve e vendit tonë pa dallim. Të rëndësishme janë ngjarjet si Java e Krenarisë pavarësisht orientimit seksual. Prania e të gjithëve ju dëshmon gjallërinë dhe aktivizmin e komunitetit. Ndjenjat e turpit janë dukuri që për të gjithë ne që besojmë në barazi duhet t’i luftojmë së bashku. Institucionet janë në krye të detyrës për një shoqëri gjithëpërfshirëse pa dallim. Si një aspekt i domosdoshëm i barazisë qytetare, mbajtja e Javës së Krenarisë është traditë kuptimplotë me rëndësi në Kosovë. E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është”, ka thënë Kurti.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, deklaroi se Bashkimi Evropian është fuqimisht i përkushtuar ndaj të drejtave të personave LGBTIQ+, duke theksuar se këto janë të drejta të njeriut, jo të drejta të veçanta.
Ai vlerësoi progresin e Kosovës, veçanërisht faktin që Parada e Krenarisë zhvillohet çdo vit pa incidente, si shenjë e pranimit dhe normalizimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut