“16 vite burg për Baronin”- SPAK jep pretencën për operacionin “Flakë në Det”

10 Qershor 2025 | 14:49

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për personat e përfshirë në operacionin e koduar “Flakë në Det”.

Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet zbuluan se droga do të nisej nga zona e Patokut dhe kishte si destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Trafiku do të realizohej përmes detit, me shkëmbim në ujërat ndërkombëtare, ku përfshihej edhe një velierë me emrin Vilua.

Në momentin që dy shtetas të huaj pikasën ndërhyrjen e policisë, ata i vunë flakën mjetit lundrues dhe tentuan të largoheshin me një mjet të vogël ujor.

Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të të pandehurve dhe dënimin e tyre me masa të rënda:

  • Arlind Ismailukaj – 15 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 10 vite)
  • Gëzim Çela, i njohur ndryshe si Baroni, drejtues i grupit kriminal – 16 vite burg (10 vite e 8 muaj)
  • Nerim Çela – 14 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 9 vite e 4 muaj)
  • Armando Mema – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
  • Dritan Mataj – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
  • Arben Dalipaj – 14 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 9 vite e 4 muaj)
  • Besnik Brokeri – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
  • Alket alias Dritan Deda – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
  • Selami Lushka – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
  • Kyrylo Ponomarenko – 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite e 4 muaj)
  • Ksenofon Bodo – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
  • Armando Papa – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)
  • Kostiantyn Biellon – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar: 8 vite)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026