Çfarë duhet të dini për regjistrimin online të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe

10 Qershor 2025 | 15:43

Në Bashkinë e Tiranës është platforma online për regjistrimet në kopshte dhe çerdhe për vitin 2024-2025.

Me anë të këtij sistemi elektronik, prindërit mund të kryejnë aplikimet pa nevojën e vizitave fizike, duke siguruar një procedurë më të thjeshtë dhe transparente.

Deri tani, procesi po shkon sipas planit, duke mirëpritur një numër të madh aplikimesh që po bëhen në mënyrë elektronike nga çdo cep i kryeqytetit.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri tha se aplikimet online bëhen përmes platformës së dedikuar: e-femijet.tirana.al.

“Platforma është aktive për tri javë, nga 2 deri më 22 qershor. Aplikimi mund të bëhet për regjistrim në çerdhe, në kopsht, për transferim nga çerdhja në kopsht, ose nga një institucion në një tjetër. Linku gjendet në faqen zyrtare fëmijëtetiranës.al si edhe në rrjetet tona sociale. Deri tani janë 5900 aplikime. Nga data 22 qershor deri në mes të gushtit do të ndodhë procesi i shqyrtimit dhe vlerësimit të të gjitha kërkesave, dhe më pas do të fillojë njoftimi i prindërve që deri më datën 1 shtator, të gjitha fëmijët që prindërit u kanë aplikuar, të kenë të drejtë të marrin shërbimin në çerdhet dhe kopshtet publike,” tha drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri.

Java e parë nisi me probleme, por në çdo kopësht dhe çerdhe u vendos një person që asistonte prindërit në përdorimin e platformës.

Si të aplikoni

Pasi të kenë hyrë në sistem në platformën e dedikuar: e-femijet.tirana.al. do të jeni përballë katër opsioneve: regjistrim në çerdhe, regjistrim në kopsht, transferim nga çerdhja në kopsht, ose transferim nga një institucion në një tjetër.

Prindi duhet të: krijojë një llogari personale me të dhënat bazë (emër, mbiemër, numër telefoni dhe adresë email-i), të zgjedhë një nga katër opsionet e aplikimit në sistem, dhe të ngarkojë dokumentet përkatëse sipas rastit.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim: Certifikata personale dhe familjare e fëmijës, vërtetimi i punës së prindërve (përfshihet edhe paga mujore), vërtetimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore (nga e-Albania) dhe vërtetimi i vaksinimeve të fëmijës.

Në rast transferimi nga një institucion në tjetrin, kërkohet edhe një justifikim i arsyes së lëvizjes. Për fëmijët e kategorive të veçanta (të ndjeshëm ose me status të veçantë), duhet të dorëzohen dokumente shtesë që vërtetojnë këtë status.

Të gjithë aplikantët duhet të paguajnë një fond garancie prej 5,000 lekësh, i cili kryhet pranë zyrave të Postës Shqiptare. Ky fond është i detyrueshëm për finalizimin e regjistrimit.

Konfirmimi i regjistrimit ose refuzimi do të dërgohet përmes email-it gjatë muajit në vijim. Prindërit që hasin vështirësi me aplikimin online mund të drejtohen pranë institucioneve përkatëse për ndihmë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026