Vrisera, hapet edicioni i 5-të i “Dropull Internacional Short Film Festival”
Në Dropull është çelur edicioni i 5-të i “Dropull Internacional Short Film Festival”.
Në këtë aktivitet, i cili organizohet në fshatin Vrisera, marrin pjesë prodhime kinematografike nga Shqipëria, Greqia, Kosova, Qipro dhe vende të tjera.
Në natën e parë, për artdashësit, krahas projeksionit të filmave, është shfaqur një koncert me pjesëmarrjen e grupeve artistike të zonës së minoritetit.
“Kur menduam t’iu themë që do ta bëjmë këtë festival, në këtë oborr, në këtë vend, aty ku deri dje gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, po gumëzhin përsëri nga zërat e fëmijëve dhe të rriturve, janë të gjithë bashkë ish nxënësit e kësaj shkolle, të cilët e rregulluan kaq bukur dhe dëshiroj që të them që nuk do të bëjmë orën e matematikës, por kemi orën e artit, kemi dhe workshope që do të zhvillojmë duke menduar që të zhvillohet sa më shumë arti dhe kultura këtu në Dropull, sepse ka talente shumë të mira,” thotë organizatori Kosta Zhonga.
Festivali, i cili do të zgjasë një javë, synon të vendosë ura lidhëse midis kulturave të vendeve të ndryshme.
“Jam shumë i kënaqur që ndodhen këtu në Dropull për të pestën herë si pjesë e këtij festivali. Shikoj që ka fituar qëndreshmëri dhe po rritet vit pas viti. Kujtoj se e nisëm festivalin me një program treditor, tashmë ky edicion shtrihet përgjatë një jave. Mendoj se është diçka shumë e mirë si për pjesëmarrësit që prezantojnë filmat e tyre, për gjithë zonën e Dropullit, si dhe për mesazhin që përcjell festivali përsa i përket bashkëpunimit kulturor mes popujve të ndryshëm,” thotë regjisori Nikos Theosiosiou.
Programi i festivalit ndërthur shfaqjen e filmave me organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke gjallëruar zonën e Dropullit në këtë sezon vere.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në