Aktivitete për ‘JO-në’ greke, homazhe në varrezat e Dropullit

28 Tetor 2024 | 18:17

Në 84-vjetorin e “JO-së” së Greqisë kundër Italisë fashiste, e cila shënon edhe nisjen e luftës italo-greke në vitin 1940, në zonën e Dropullit janë zhvilluar disa aktivitete.

Këtë të hënë në fshatin Bularat u zhvilluan homazhe në varrezën memoriale të ushtarëve grekë të rënë në këtë luftë. Programi i aktivitetit nisi me një meshë në varrezën e fshatit Bularat.

Më pas në 6-vjetorin e Kostandin Kacifas, përfaqësues të palës greke vendosën buqeta me lule në varrin e tij. Në vazhdim aktivitetet u zhvendosën me homazhe ne varrezën memoriale të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.

“Sot është një festë e madhe për kombin tonë, është dita që populli grek i tha “JO” fashizmit në histori. Jemi nga popujt e  paktë që festojmë nisjen e një beteje dhe jo fitoren. Shumë herë në jetë njerëzve iu del të thonë një “JO” ose një “PO” të madhe, ata që thonë “JO” historia i nderon dhe i respekton”, tha Beleri.

Përgjatë këtyre ditëve në zonën e Dropullit janë zhvilluar edhe aktivitete kulturore nga nxënësit e shkollave në nderim të mos dorëzimit të Greqisë kundër fashizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026