Si qëndron marrëdhënia me Putinin? Përgjigjet Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, më 4 qershor, duke theksuar se fokusi kryesor ishte konflikti në Ukrainë dhe mundësitë për përfundimin e tij.
Në një intervistë gjatë podkastit Pod Force One të New York Post, Trump deklaroi se marrëdhëniet e tij me Putinin janë të mira dhe se lufta në Ukrainë “nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse zgjedhjet presidenciale amerikane nuk do të ishin manipuluar”.
“Kryesisht për luftën dhe përfundimin e saj. Kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe kjo luftë me Ukrainën nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse zgjedhjet nuk do të ishin manipuluar,” tha ai.
Trump sqaroi se biseda, e cila zgjati rreth një orë e dhjetë minuta, nuk ka prodhuar ende ndonjë rezultat konkret: “Patëm një bisedë të mirë, por deri më tani nuk ka dalë asgjë prej saj”.
I pyetur për qëndrimin e Putinit, Trump u shpreh se lideri rus “foli për atë që donte, dhe për atë që nuk donte”. Ai e përshkroi luftën në Ukrainë si një konflikt të egër dhe krahasoi përmasat e saj me ato të Luftës së Dytë Botërore. “Ne bëjmë përparim dhe pastaj papritmas bombardohet diçka që nuk duhet të bombardohet, dhe ky është fundi i përparimit,” tha ai.
Sipas burimeve nga Kremlini, gjatë bisedës së fundit telefonike, Putin ka dhënë detaje për zhvillimet më të fundit në Ukrainë, përfshirë rezultatet e bisedimeve në Stamboll dhe incidentet që Moska i quan “sulme terroriste të organizuara nga regjimi i Kievit”.
Kjo ishte telefonata e katërt mes dy liderëve që nga marrja e detyrës nga ana e Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet