Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale
Tre persona të cilët janë pjesëtarë në organizata kriminale janë ekstraduar këtë të enjte nga Tirana drejt Italisë në vijim të bashkëpunimit sndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Në kuadër të operacionit “The Wanted” për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë u ekstraduan, Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Klaus Nikolli.
Ervin Dema, 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
Edmond Zhuja, 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
Klaus Nikolli, 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 16:54 Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
- 16:48 Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
- 16:35 Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
- 16:34 Ibrahimoviç dhe Henry kritikojnë VAR-in pas eliminimit të Kroacisë: Vendim i gabuar!
- 16:26 Task-forca zbret në plazhet e Pogradecit, kontrolle për zaptimin e bregliqenit
- 16:26 Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani