EMRI| I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

12 Qershor 2025 | 14:52

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 50-vjeçar të dënuar nga drejtësia italiane për krime kundër personit dhe krime seksuale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 47”, u vu në pranga në qytetin e Elbasanit shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026