Mjeku shqiptar në New York: Shanset që varianti indian të përhapet janë të mëdha

11 Maj 2021 | 16:55

Sulejman Çelaj, mjek dhe shef departament në një spital në New York thotë se tani ka ardhur koha që bota të rihapet pasi nuk mund të vazhdohet gjatë gjithë kohës me masa kufizuese.

“Besoj se ka ardhur koha që bota të rihapet besoj se nuk mund që të vazhdojmë gjithë jetën në të njëjtën kushte”, thotë ai duke shtuar se tashmë ka më pak raste pozitive nisur edhe nga fakti se shumë të prekur nuk shfaqin simptoma.

Duke folur për situatën në SHBA, mjeku shqiptar tha se situata është drejt normalizimit.

“Në New York ka përmirësim të dukshëm jeta gati është normalizuar, shkollat janë hapur dhe dalë nga dalë po i rikthehemi normalitetit”, u shpreh z. Çelaj.

Lidhur me shqetësimet për një përhapje të mundshme të variantit indian të COVID-19, mjeku shprehet se numri i lartë i vdekjeve vjen edhe për shkak të mungesës së kushteve sanitare dhe  higjienike por nga ana tjetër tha se ekziston rreziku që mutacioni të përhapet dhe në botë.

“Duhen pasur shumë gjëra parasysh, vendet e mbipopulluara siç është India dhe kushte sanitare dhe higjienike nuk janë të nivelit evropian. Varianti i Indisë nuk e di se sa do të përhapet në botë por shanset janë të mëdha pasi ka shumë banorë dhe njerëzit qarkullojnë”, përfundoi Sulejman Çelaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026