U ndanë 3 miliardë lekë për dëmet nga tërmeti, 6300 kërkesa te shoqëritë e sigurimit

11 Maj 2021 | 17:20

Kompanitë e sigurimeve kanë kompensuar rreth 90 për qind të rasteve të trajtuara për dëmet e tërmeteve të vitit 2019. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, kanë qenë rreth 6300 kërkesa dëmshpërblimi, për të cilat janë ndarë 3 miliardë lekë.

Për dëmet e shkaktuara nga tërmetet e vitit 2019, kompanitë e sigurimeve kanë paguar rreth 3 miliardë lekë, duke mbyllur 90% të praktikave përmes pagesave të dëmshpërblimit. Shifrat i bëri të ditura në Komisionin e Ekonomisë, drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, i cili referoi edhe numrin e kërkesave.

“Nga shoqëritë e sigurimit janë paguar gjatë vitit të kaluar rreth 3 miliardë dëme të tërmetit. Vlen të theksohet se vetëm 6 çështje rezultojnë të ankimuara në fund të vitit 2020 në Gjykata. Për ne është shifër e papërfillshme, duke pasur parasysh se në total janë 6295 kërkesa dëmshpërblimi për tërmetin”, tha Ervin Mete.

Duke folur për tregun e sigurimeve, Mete tha se ai shfaqi rezistencë gjatë vitit të pandemisë, ndërsa ky fillim vit shënoi rritje të ardhurave.

“4:08 Totali i aseteve në këto tregje u rrit me 1.5%, duke arritur në rreth 110 mld lekë, ose 6.8 % e PBB-së, kundrejt 6.5 % që ishte në vitin 2019”, u shpreh z. Mete.

Për të ruajtur qëndrueshmëri në treg, vitin e kaluar AMF mori vendim për pezullimin e shpërndarjes së dividendit për shoqëritë e sigurimit, si dhe një plan veprimi për rimëkëmbjen e 2 kompanive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026