“Nuk vlen asgjë”, Manjani: Të ndalet rinumërimi i votave, humbje kohe
Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani u shpreh kundër rinumërimit të votave, duke theksuar se kjo situatë do t’i shkojë në favor kryeministrit Edi Rama.
Ai tha se, përkundër bindjes së opozitës se rinumërimi është një hap pozitiv, në realitet kjo do t’i kthehet atyre si një bumerang.
Manjani e cilësoi rinumërimin si një humbje kohe pa asnjë vlerë reale, pasi sipas tij, nuk do të ndryshojë asgjë në rezultatin përfundimtar.
Ai vijoi duke theksuar se hapja e kutive dhe procesi i rinumërimit janë të kota dhe duhet ndërprerë sa më parë për t’u kthyer në normalitet.
“Hapja e kutive është e panevojshme; ky proces rinumërimi duhet të ndërpritet sa më shpejt dhe të kthehemi në normalitet. Nuk ka asnjë çështje serioze paszgjedhore. Duke qenë se të dy palët kërkojnë këtë rinumërim dhe proces riverifikimi, dhe për shkak se PD është në një narrative të konfuze, sigurisht që kjo sjell kosto, pasi duket si nisma e atij që kërkon diçka, por nuk e gjen, ndërsa për Ramën këto situata janë të favorshme”,-tha Manjani.
Në lidhje me votat e diasporës, Manjani tha se nuk ka gabim njerëzor aty, pasi sipas tij, ky sistem ishte i dizenjuar që në ligj për të qenë një “maskaradë zgjedhore”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta