SPAK paraqet informacionin 2-mujor të hetimeve, Veliaj tjetër seancë në GJKKO

13 Qershor 2025 | 12:25

Në orën 12:30 në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet një tjetër seancë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili prej muajit shkurt mbahet nën masën arrest me burg si i dyshuar për disa akuza.

Veliaj nuk pritet të jetë vetë në seance pasi ka firmosur deklaratë që do të përfaqësohet nga avokati i tij Ermir Beta.

Në këtë seancë që do të drejtohet nga gjyqtari Erjon Bani, SPAK pritet të paraqesë informacionin 2- mujor mbi ecurinë e hetimeve ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë.

Pak ditë më parë Apeli i GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga qelia me garanci pasurore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka...
15:40 | 04/07/2026

Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i...
15:14 | 04/07/2026

GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë 17 anëtarë të një grupi kriminal të akuzuar për kultivimin dhe përpunimin e...
15:03 | 04/07/2026