Babrru, 39-vjeçari godet me makinë 5 këmbësorë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rrezikshëm, por fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një 39-vjeçar që dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme me automjetin e tij, ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 këmbësorë.
Pas këtij incidenti, 39-vjeçari P. B. është larguar duke braktisur automjetin, ndërsa të lënduarit janë larguar në banesë pas ekzaminimeve mjekësore.
Policia thotë se po punon për kapjen e 39-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i Policisë:
“Shpallën në kërkim shtetasin P. B., 39 vjeç, pasi në rrugën “Halit Haxhija” dyshohet se, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 shtetas (këmbësorë), dhe më pas është larguar duke braktisur automjetin. Të dëmtuarit, pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, janë larguar për në banesë. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet