Arrestohet ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologut, për çfarë akuzohet

14 Qershor 2025 | 12:00

Me vendim të Prokurorisë së Tiranës, është arrestuar Nikoll Deda, ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologëve.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, mbi bazën e dyshimeve për kryerjen e tre veprave penale: “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të parashikuara nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Ai është denoncuar nga shtetasi A.G. për shpërdorim të fondeve dhe për veprime në kundërshtim me ligjin, duke rritur buxhetin e Urdhrit të Stomatologëve nga viti në vit.

Po ashtu, Prokuroria njofton se, pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor, i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ai ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim detyre, duke përqendruar kompetencat në duart e tij dhe duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Njoftimi i plotë

“Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, caktohet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, N.D. për 3 vepra penale:

“Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.

Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se gjithë rritja e buxhetit ka qenë me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimeve personale për vete apo persona të tretë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se në ngarkim të të dyshuarit N.D. ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas raporti Informacioneve shtetasi N.D. është larguar dhe i është shmangur veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqsore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shgmangies nga pergjegjesia penale. Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Organi i Prokurorisë vlereson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Nikoll Deda, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026