EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për korrupsion e pastrim parash, ekstradohet shqiptari
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Harare, u realizua kapja dhe ekstradimi nga Zimbabve, shtet në Afrikën Jugore, i shtetasit shqiptar Loran Dusha 42 vjeç, i lindur në Lushnjë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Loran Dusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pas vendosjes së masës “Arrest në burg” në vitin 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim me individë të tjerë.
Nga hetimet ka rezultuar se Loran Dusha në cilësinë e administratorit të një kompanie private, ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive për punë dhe shërbime që nuk janë kryer kurrë.
Pas mbërritjes në Shqipëri, 42-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të përballet me drejtësinë për veprat penale të kryera.
Policia e Shtetit vazhdon të jetë e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin ndërkombëtar për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë që fshihen jashtë vendit për të shmangur drejtësinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania