Muzeu Etnografik vizitohet nga 10 mijë turistë, i tërheqin vlerat e traditës

15 Qershor 2025 | 08:30

Përgjatë këtij vitit Muzeu Etnografik në Gjirokastër është vizituar nga 10 mijë turistë kryesisht të huaj.

Në mjediset e muzeu nëpërmjet relikeve, eksponanteve, materialeve filmike etj., prezantohen vlerat e traditës dhe trashëgimisë etno-kulturore të zonës së Gjirokastrës dhe më gjerë. Pjesa me e madhe e turistëve e vizitojnë muzeun Etnografik në mënyrë të organizuar por nuk mungojnë turistët individualë si dhe vizitorët vendas.

“Përgjithësisht janë vizitorë që vijnë me grupe të organizuara, me agjenci turistike, janë turistët familjarë, individual dhe nga gjithë bota specifikisht nga Europa, Hollanda, Franca, Gjermania, gjatë muajit gusht presim më shumë turistët italianë dhe turistët spanjollë, por kryesisht nga gjithë bota”, thotë Besjan Dida, ciceron.

Përgjatë këtij sezoni turistik konstatohet një interes në rritje i turistëve për tu njohur me vlerat  e traditës, folklorit, veshjet popullore etj.

“Mendoj se është shumë tërheqës, është diçka e bukur të mësosh për historinë dhe kulturën e Shqipërisë dhe Gjirokastrës, ishte një përvojë e veçantë”, shprehet një turist.

Vlerat e traditës popullore, etnografisë dhe folklorit po kthehen në pika të forta për tërheqjen e turistëve kryesisht të huaj në Gjirokastër.

“Mendojmë se shfaq dhe përfaqëson traditat e qytetit të Gjirokastrës dhe ma materialet video, eksponatet me kostume tradicionale apo përshkrime në gjuhën angleze dhe shqiptare, stafi që mundohemi ti shoqërojmë grupet turistike të ndryshme”, thotë Dida.

Sezoni turistik i verës po regjistron një numër të lartë të vizitorëve vendas dhe të huaj ndërsa përgjatë këtij viti qyteti i gurtë është vizituar nga rreth 80 mijë turistë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026