Kancelari gjerman Merz: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha një ditë më parë se Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të posedojë armë bërthamore, ndërsa bisedoi në telefon me Sulltanin Haitham bin Tariq bin Taimur Al Said të Omanit, tha zyra e tij, raporton Anadolu .
Merz dhe Sultan Haitham ranë dakord se përparësia e menjëhershme është parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
Të dy udhëheqësit përsëritën gatishmërinë e tyre për të mbështetur përpjekjet diplomatike që synojnë t’i japin fund armiqësive.
Merz shprehu gjithashtu mirënjohje për përpjekjet ndërmjetësuese të Omanit mbi programin bërthamor të Iranit.
Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, i planifikuar të mbahet të dielën në Muscat, u anulua pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit.
Që nga orët e para të së premtes, Izraeli ka nisur një seri sulmesh kundër territorit iranian, duke synuar objektet bërthamore dhe raketore dhe duke vrarë figura të larta ushtarake dhe shkencëtarë të shquar. Gjithashtu është shënjestruar edhe infrastruktura e naftës dhe gazit.
Irani u përgjigj me raketa që synonin disa zona në të gjithë Izraelin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë