Sulmi izraelit vret kreun e inteligjencës së forcave të armatosura të Iranit

16 Qershor 2025 | 08:55

Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), Mohammad Kazemi, është vrarë.

Agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me IRGC dhe televizioni shtetëror iranian thonë se Kazemi vdiq së bashku me zëvendësin e tij Hassan Mohaqeq dhe komandantin Mohsen Baqeri në sulmet izraelite të dielën, shkruan BBC.

Në një intervistë më parë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Mund t’ju them se kemi oficerin e tyre kryesor të inteligjencës dhe zëvendësin e tij në Teheran”.

Të dyja vendet, Irani dhe Izraeli janë armiq rajonalë për dekada me radhë.

Irani gjithmonë ka pohuar se programi i tij bërthamor është paqësor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me të tjerë kanë vlerësuar se ai nuk ka synuar zhvillimin e armës që nga viti 2003. Megjithatë, Irani ka pasuruar sasi gjithnjë e më të mëdha uraniumi në nivele afër atyre për armë dhe besohet se mund të zhvillojë disa armë brenda muajsh nëse dëshiron ta bëjë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike e OKB-së e dënoi Iranin javën e kaluar për mospërmbushjen e detyrimeve të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026