“E kam përgjuar kur i jepja lekët”- Alibej rrëfen si përdorte Hoxhën si informator
Bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej ka zbuluar para Gjykatës së Posaçme se Xhuljan Hoxha ka qenë një nga informatorët e tij kryesorë për atentatin ndaj Bujar Çelës, i cili u vra më 17 tetor 2020, në orët e para të mëngjesit. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, Alibej rrëfeu detaje mbi mënyrën e bashkëpunimit me Hoxhën dhe pagesat që i ka bërë atij dhe familjarëve të tij, edhe pas arrestimit të këtij të fundit.
“Bujar Çela u ekzekutua në datë 17 tetor 2020 në orët e para të mëngjesit. Në atë periudhë Xhuljan Hoxha ka qenë në burg, i arrestuar. Me Xhuljanon kam biseduar para se të arrestohej. E kisha pajisur me Enchro Chat, pastaj me Sky ECC, për të komunikuar. Në atë periudhë kur e angazhova Xhuljanon, e doja për lëvizjet e Bujarit, vendndodhjet, për kafen që pinte në mëngjes, etj. Xhuljano Hoxha e dinte pse unë interesohesha. Unë nuk i kam thënë askund që “shiko se unë Bujarin do ta vras”, por ai e kishte kuptuar. Unë kisha nevojë vetëm për informacione nga ai. Xhuljano Hoxhës i dhashë pagesë, e kam paguar herë pas here dhe kur ka qenë në burg, sistematikisht. Nga aplikacioni i enkriptuar më informonte për lëvizjet e Bujarit. Nuredin Dumanit ia kam thënë që informacionet i merrja nga Xhuljano Hoxha. Xhuljanos nuk i kam folur kurrë as për Nuredinin, as për çunat e Fushë-Krujës. Për vrasjen e Bujar Çelës, i dhashë pistoletë Nuredinit, modeli Bull 55. Pas këtij krimi, Nuredini ndenji disa kohë në Fushë-Krujë te çunat. Flisja me aplikacionin Sky. Kam arritur ta fus në paraburgimin e Elbasanit. Atëherë Nuredinin e kam larguar nga aty dhe e çova në Kukës te Bujar Germizi”, deklaroi Alibej.
Ai shtoi se pagesat për Hoxhën kanë qenë të vazhdueshme, të dokumentuara dhe në disa raste janë bërë edhe përmes bashkëshortes së tij. Ai shtoi se momenti i kryerjes së pagesave është përgjuar prej tij dhe materialet i janë vënë në dispozicion policisë.
“Për Xhuljan Hoxhën, për rastin e vrasjes së Bujar Çelës, atij i kam dhënë vetëm pagesa sistematike. Për rastin konkret nuk i kam dhënë, sepse ka qenë në burg. Pagesat ia kam dhënë sistematikisht me data fikse ose kur më kërkonte për informacion që më jepte. I kam dhënë edhe bashkëshortes së tij pagesa. Madje ky më kërcënonte, më thoshte ‘do flas’, e të tilla gjëra. Dhe i kam çuar familjarët e mi, e kam incizuar madje në makinë për kërkesën e lekëve. Ia kam dhënë edhe prokurorëve këtë përgjim. Familjarët e mi e kanë përgjuar kur i jepnin lekët”, shtoi Alibej.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat