Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda
Me nisjen e sezonit turistik, Policia e Shteti ka bërë me dije edhe planin e masave me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Ndryshe nga viti i shkuar, gjatë këtij sezoni shërbimi 12-orësh nga policia do të kryhet vetëm në zonat bregdetare, ndërsa në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë.
Duke nisur që nga 16 qershori deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar. Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, unifromat blu vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Po ashtu kontrolle do të ushtrohen edhe në lokalet e natës për zbatimin e orarit të muzikës dhe ndëshkimin e shkelësve të nivelit të zhurmës. Në pikat kufitare pritet të shtohen sportelet dhe burimet njerëzore me qëllim menaxhimin e fluksit turistik.
Punonjësit e policisë do të përdorin edhe biçikleta që të patrullojnë në plazhe për t’iu ofruar ndihmë pushuesve. Dronët do të përdoren për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, por edhe në akset rrugore kombëtare.
Në zonat turistike janë shtuar patrullat për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për garantimin e lëvizjes së lirë të automjeteve. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo rast të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës