Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

17 Qershor 2025 | 20:49

Pothuajse 400 persona mbyten çdo vit në detet dhe pishinat e Greqisë. Për këtë qëllim qeveria ka nisur një fushatë edukimi për qytetarët.

Me më shumë se 13,600 kilometra vijë bregdetare, që përfshin tokën kontinentale dhe qindra ishuj, Greqia ka vijën bregdetare më të gjatë në pellgun e Mesdheut. Mendohet se banorët e vendit njohin dhe respektojnë rregullat e sigurisë për notin. Por rreth 400 persona mbyten çdo vit në Greqi. Shumica dërrmuese humbin jetën në det, por disa edhe në pishina.

Sipas të dhënave të vitit të kaluar, 254 nga 388 rastet e mbytjes ishin persona mbi 70 vjeç. Rreth 68 për qind e viktimave ishin burra. Mbytja është gjithashtu shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek fëmijët deri në moshën 14 vjeç, me mungesën e një roje shpëtimi si faktor kyç. Në pesë vitet e fundit, ulja e vetme e vdekjeve u shënua në vitin 2020, viti i parë i pandemisë COVID-19, kur pak turistë vizituan ishujt grekë. Aktualisht, agjencia e shëndetit publik në Greqi po bashkëpunon me organizatën joqeveritare Safe Water Sports për të edukuar publikun mbi rregullat që duhen ndjekur para se të hyjnë në ujë, me qëllim uljen e numrit të fataliteteve. Autoritetet kanë nisur informues që i drejtohet kryesisht të moshuarve.

Autoritetet greke shpesh ofrojnë edhe kurse për qytetarët mbi ndihmën e parë dhe reanimacionin, pasi minutat e para pas nxjerrjes nga uji janë jetike. Kjo është një nismë që mund të vlejë edhe për vende të tjera. Sipas European Child Safety Alliance, çdo vit rreth 50 000 qytetarë europianë dëmtohen gjatë aktiviteteve ujore ose me mjete lundruese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026