“Mos sulmoni Iranin”- Rusia paralajmëron SHBA: Jemi milimetra larg katastrofës

18 Qershor 2025 | 15:53

Rusia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos ndërmarrin asnjë ndërhyrje ushtarake ndaj Iranit, duke paralajmëruar se një sulm i tillë do të destabilizonte seriozisht Lindjen e Mesme. Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, në një prononcim për Interfax nga Forumi Ekonomik i Shën Petersburgut, deklaroi se futja e SHBA-ve në luftë do të destabilizonte rajonin.

“Ky do të ishte një hap që do ta destabilizonte rrënjësisht të gjithë situatën”, tha Ryabkov duke iu referuar ndërhyrjes amerikane.

Tensionet mes dy vendeve janë shtuar ndjeshëm pas sulmeve të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, për të cilat Rusia ka shprehur shqetësime serioze.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha për Reuters: “Po goditen objektet bërthamore. Ku është i gjithë komuniteti botëror? Ku janë ambientalistët? Nuk e di nëse mendojnë se janë larg dhe se kjo valë nuk do t’i arrijë. Epo, le të lexojnë se çfarë ndodhi në Fukushima.”

Sipas saj, edhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka konstatuar dëme specifike. Ndërkohë, Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse, Sergei Naryshkin, vlerëson se situata është kritike.

Edhe pse Rusia ka nënshkruar një marrëveshje strategjike 20-vjeçare me Iranin në janar, ajo nuk ka detyrime ushtarake ndaj Teheranit. Nga ana tjetër, lidhjet me Izraelin janë përkeqësuar pas luftës në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës, një propozim që nuk është pranuar zyrtarisht nga palët. Mediat raportojnë se Putin ka folur me presidentin amerikan Donald Trump, i cili është shprehur “i hapur” ndaj ndërmjetësimit, por ka kërkuar “dorëzim pa kushte” nga Irani.

Në SHBA, një burim i afërt me diskutimet e brendshme thekson se ekipi i Trump po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Izraelin për të goditur objektet bërthamore iraniane.

Sipas ish-këshilltarit të Kremlinit Sergei Markov, konflikti mund t’i sjellë përfitime Moskës, siç janë rritja e çmimit të naftës, shtimi i kërkesës kineze për naftën ruse dhe zhvendosja e fokusit ushtarak amerikan larg Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026