Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, dy pistat ku po heton Prokuroria
Euronews Albania ka siguruar detaje të reja nga vrasja e Everest Çakës në Elbasan. Burimet bëjnë me dije se Prokuroria dyshon se janë 3 persona që kanë kryer vrasjen.
Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se policia po heton në dy pista. Pista e parë është përfshirja e viktimës në ngjarjet kriminale, për të cilat është marrë edhe si i dyshuar.
Bëhet fjalë për vrasjet e marsit të vitit 2011, ku u ekzekutuan Pëllumb, Xhelal dhe Emin Mahmuajt, si edhe për ekzekutimin e Gëzim Alikajt.
Ndërsa pista e dytë është saga e hakmarrjeve të vrasjes së kushëririt të tij, Arjan Spahiut. Ky i fundit u vra në Belgjikë, gjatë përplasjeve mes bandave.
Sakaq, viktima Çaka kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja dhe makina me të cilën udhëtoi ditën e ekzekutimit nuk ishte në pronësi të tij.
Për ngjarjen e rëndë ka dëshmuar edhe gruaja e viktimës e cila ka dhënë versionin e saj.
“Sapo dolëm nga shtëpia e prindërve të mi, jetojnë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Sapo makina jonë nisi lëvizjen një mjet na goditi nga pas. Kujtuam se ishte aksident, por pashë një burrë që u afrua tek xhami dhe mbante në duar një armë me të cilën në afërsi të xhamit të parë ku ishte Everesti dhe qëlloi disa herë.”, ka thënë ajo para oficerëve.
Lexoni gjithashtu:
Kalvari i vrasjeve që çoi deri tek ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan
Vritet me armë 41-vjeçari në Elbasan, dyshohet për hakmarrje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë