Kërkoi lirimin nga burgu pasi dëmtoi legenin, çfarë ndodh me ish-shefin e “Rrugores”

19 Qershor 2025 | 10:39

Gjykata e Posaçme ka caktuar një ekspert mjekësor për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të komisariatit rrugor të Tiranës, Roven Zeka.

Kjo pas kërkesës së bërë nga Zeka për lirimin nga qelia, duke pretenduar se ka dëmtuar legenin pas një rrëzimi gjatë paraburgimit.

Bazuar në raportin e ekspertit, do të vendoset edhe për kërkesën e tij për lirim ndërsa Zeka mbahet në burg në lidhje me hetimin e SPAK mbi një çështje korrupsioni e lidhur me procedurat e një aksidenti rrugor.

Më herët, masa e arrestit në burg ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku u la në fuqi nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ndërkohë, shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, u lirua nga burgu dhe iu vu arrest shtëpiak për arsye familjare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026