Zbulohen 591 bimë narkotike në Krujë, arrestohen 2 vëllezërit dhe bashkëpunëtori
Policia e Krujës ka vijuar operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”, në kuadër të planit kombëtar për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve intensive në terren, janë zbuluar në fshatin Zgërdhesh 11 parcela ku ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.
Bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje me anë të djegies, ndërsa u vunë në pranga tre shtetas të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie të paligjshme, konkretisht:
-
Murat Seferi, 23 vjeç
-
Emiljano Seferi, 32 vjeç (vëllai i Murat Seferit)
-
Kastriot Bazja, 51 vjeç
Të tre janë banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Hetimet, të mbështetura edhe në metoda proaktive, vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kultivimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta