BE, 17 mln euro për të mbajtur infermierët brenda unionit 

19 Qershor 2025 | 17:05

Lituania do të ofrojë shkollim falas për qindra të rinj që duan të bëhen infermierë, në përpjekje për të forcuar sistemin shëndetësor në vështirësi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Lituanisë, kolegje dhe universitete do të pranojnë 535 studentë në programe infermierie të financuara nga shteti për vitin akademik 2025-2026 – 100 më shumë se vitin e kaluar.

Ata do të duhet të paguajnë për arsimimin e tyre, përveç rasteve kur bien dakord të punojnë për dy vite në disa qendra mjekësore të caktuara pas diplomimit. Nëse pranojnë të punojnë në vend, institucione do t’ua mbulojnë tarifat e shkollimit. Programi pritet t’u kursejë studentëve vetëfinancues midis 10,500 dhe 16,400 euro për person.

Pas diplomimit, studentët do të inkurajohen të kthehen në vendlindjet e tyre për periudhën dyvjeçare të punës. Ata mund të zgjedhin çdo fushë që dëshirojnë – qoftë praktikë e përgjithshme, kujdes emergjence, psikiatri, pediatri apo një tjetër degë.

Bashkimi Evropian do të ofrojë 17 milionë euro për këtë program, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zgjidhur mungesat e infermierëve në të gjithë vendet anëtare të unionit.

Në vitin 2022, Lituania kishte 27 të diplomuar për infermieri për çdo 100 mijë, duke u renditur e 11-ta mes 33 vendeve evropiane me të dhëna të disponueshme. Por 51.5% e infermierëve në vend ishin mbi 55 vjeç – përqindja më e lartë në Evropë. Shumë pak infermierë emigrojnë drejt Lituanisë, një vend me 2.8 milionë banorë duke e detyruar këtë vend baltik të gjejë mënyra për të rritur numrin e infermierëve vendas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026