Ligjbërësit francezë miratojnë lejen e shëndetit COVID-19 për të rihapur ekonominë

12 Maj 2021 | 14:13

Ligjbërësit francezë miratuan të mërkurën krijimin e një leje shëndetësore COVID-19 për të mundësuar udhëtime ndërkombëtare dhe tubime të mëdha.

Projektligji u mbështet nga deputetët pasi qeveria u detyrua të rishkruaj raportin e parë mbi kohën e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme COVID-19. Senati do të votojë mbi projektligjin në 18 maj.

Qeveria kishte dashur që gjendja e jashtëzakonshme, gjatë së cilës mund të vendosë kufizime pa u konsultuar me parlamentin, të zgjasë nga 2 qershori deri më 31 tetor, një veprim që u refuzua nga ligjvënësit. Në vend të kësaj, periudha e tranzicionit do të zgjasë deri në fund të shtatorit.

Projekt-ligji lejon gjithashtu kryeministrin të vendosë një shtetrrethimi deri më 30 qershor.

Certifikata e Gjelbër Dixhitale, e cila synon të lehtësojë lëvizjen e lirë brenda bllokut prej 27 vendesh, pritet të vihet në dispozicion në qershor.

BE ka treguar gjithashtu që të huajt që janë injektuar plotësisht me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave duhet të lejohen të hyjnë në bllok.

Lexoni gjithashtu:

Lehtësohen masat anti-COVID, Europa përgatitet për turistët

Sllovakia pezullon përdorimin e AstraZeneca për personat që marrin dozën e parë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026