“Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave

19 Qershor 2025 | 22:30

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se PD nuk po synonte marrjen e një mandati të 14 në Tiranë.

Sipas tij kërkesa për rivlerësimin dhe rinumërimin e votave nuk është bërë për këtë arsye, por nëse kandidatët brenda PD-së pretendojnë se mund të arrijnë mandatin e tyre, sipas tij kanë të drejtën legjitime ta mendojnë.

“Kërkesa nuk ka qenë nga partia demokratike për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave që të kishte si objektiv marrjen e një mandati tjetër. Aq më tepër nëse llogaritet diferenca është mbi 1000 vota. Nuk ka qenë kurrë qëllimi i PD-së që të iniciojë një proces që të na çoj drejt marrjes së një mandati.

Ka qenë kërkesa e disa kandidatëve, që nuk janë legjitimuar dhe ka qenë përkushtimi jonë që atë që kandidatët nuk e bënin dot vetë, ne tua mundësonim si suport. Tani nëse në 18 mijë vota të pavlefshme që kishte Qarku i Tiranës, Belind Këlliçi apo zoti Alimehmeti shpresonin për të marrë mandatin e tyre të 14 janë në të drejtën e tyre legjitime”,-tha Kaso.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026