Kujdes nga zhytjet në det, mjeku: Hedhjet me kokë të rrezikshme

20 Qershor 2025 | 17:12

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave për disa nuk shijohet pa zhytjet dhe hedhjet me kokë nga trampolinat apo lartësitë e ndryshme në det të hapur. Por këto sjellje janë të rrezikshme pasi dëmtimet mund të jenë  nga të lehta e deri fatale.

“Nuk duhet të praktikohen sepse hedhja me kokë ka ato risqet që tek traumat e kokës por dhe tek traumat e qafës, pra të kolonës cervikale që mund të jenë me pasoja të parikuperueshme. Që nga humbja e jetës tek tetraplegjia, paralizimi nga qafa e poshtë”, thotë Ilir Hasmuça mjek ortoped në Spitalin e Traumës.

Mjeku rrëfen se me nisjen e verës, traumat të tilla por edhe nga sportet ujore,  shtohen. Moshat janë kryesisht të rinj apo adoleshentë, ndaj ai ka një apel.

“Për një moment euforie, një moment adrenaline, një moment aventure mund të ndryshojë gjithë avenirin e jetës tënde, duke përjashtuar humbjen e jetës sepse çdo rast pa humbje jete por me dëmtime të cilat nesër kanë pasoja, qoftë fizike qoftë mendore duhet ta mendosh se nuk do jesh si më përpara”, apelon mjeku.

Në rastet e aksidenteve të tilla, mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes me lëvizjen e pacientit pas nxjerrjes nga uji, dhe kërkimin e ndihmës profesionale të urgjencës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026