Promovohet “Në emër të gjakut”, realiteti i hidhur i ’97 në sytë e Ahmet Prençit

20 Qershor 2025 | 18:48

Mes emocionesh dhe kujtimesh u promovua në Akademinë e Shkencave libri “Në emër të gjakut” i Ahmet Prençit, i cili u nderua çmimin për Prozën nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, në Panairin e Librit në Prishtinë.

“ Për mua ishte befasi, nuk e prisja, u matëm disa herë nëse do shkoja në panairin e Kosovës dhe vendosa që mos të shkoja,pasi ashtu kisha rrethanat e mia, dhe në darkë më njoftojnë se isha fitues içmimit. E vlerësoj aq shumë atë çmim sidomos nga Kosova”,-Ahmet Prençi.

“Në emër të gjakut” sjell një realitet që ende mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive të shqiptarëve: vitin 1997, një vit i kthyer në simbol të një kohe të trazuar, të dhimbshme dhe të paharruar.

“ Janë ngjarje , dhe situate që mua më kanë munduar prej kohësh, erdhi momenti I duhur që unë duhet të shkruaja dhe bëra këtë vëllim, më shumë në emër të kujtesës, pasi kam punuar në policinë e shtetit, prokurorinë, thashë pse mos ta bëj unë këtë gjë, për të kujtuar oficer policie të vrarë, që i mbijetuan asaj situate dhe e vuajtën në heshtje të gjithë ato vite. I gjithë vëllimi zë  ngjarjet e viteve ’97.

Prençi në këtë vepër vjen si dëshmitar dhe pjesëmarrës në atë kohë të vështirë.

“ Në këto tregime, diku jam vet, diku janë kolegët e mi, oficerë policie. Çdo officer policie që ka jetuar atë kohë është në ato tregime, në një rrethanë apo në një tjetër.

Të pranishëm në promovim ishin zyrtarë të lartë të shtetit, ministra, miq, artdashës dhe studiues të letërsisë, të cilët për veprën e shkrimtarit shprehen:

 “Ky libër më shumë se sa me vlerë është i rëndësishëm, sepse është libër kujtese. 2:49, Nuk kemi një rrugëtim artistik, kemi një rrëfim të të vërtetave që të gjithë I pamë. 3:16, ky libër nuk bën moral, por art sepse rrëfehet një e vërtetë artistikisht dhe subjektivisht”,-tha Behar Gjoka.

“Ahmeti sjellë në libra rrëfime që në fakt I mungojnë letërsisë, por është dhe një shkrimtar që I ka munguar letërsisë. Është një zbulim për letërsinë me mesazhet që sjellë, me kontributin, me qasjen gjithëpërfshirëse. Apeli në emër të gjakut në njëfarë mënyre është justifikimi që kërkon Ahmeti për të thënë të vërteta e hidhura”, Arben Çejku.

Me një gjuhë të drejtpërdrejt Prençi sjellë dëshminë e gjallë të kaluar që qëndron mbi qetësinë e sotme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026