Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

21 Qershor 2025 | 12:46

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin  e një sulmi terrorist. I dyshuari u paraqit para Gjykatës së Qarkut të Limasolit, e cila vendosi ta mbajë në paraburgim për një periudhë tetëditore. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes.

Sipas mediave qipriote dhe izraelite, i ndaluari dyshohet se është anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, një forcë elitare e njohur për operacione të jashtme dhe lidhje me aktorë të armatosur në Lindjen e Mesme. Informacioni që çoi në arrestimin e tij u mor nga një agjenci e huaj partnere dhe konsiderohet “shumë konfidencial dhe i besueshëm”.

Sipas mediave greke i dyshuari kishte filluar aktivitetin e tij në prill të këtij viti, duke mbledhur informacione të ndjeshme për praninë e forcave të huaja ushtarake në Qipro. Hetimet tregojnë se ai banonte pranë zonës së Zakakit në Limasol, afër bazave ushtarake britanike, dhe kishte qenë nën mbikëqyrje fizike që nga qershori.

Gjatë vëzhgimit, ai është parë duke mbajtur një aparat fotografik profesional me lente zmadhuese dhe tre telefona celularë. Ai dyshohet se ka bërë fotografi dhe video të lëvizjeve në zonën e bazave britanike, si dhe ka mbajtur shënime gjatë vëzhgimeve të detajuara.

Aktivitetet e tij nuk u kufizuan vetëm në Limasol. Ai gjithashtu udhëtoi me autobus drejt Pafosit, ku vizitoi bazën ajrore “Andreas Papandreu”, duke kryer të njëjtën lloj dokumentimi të dyshimtë.

Autoritetet qipriote janë në fazën e hetimit për disa akuza të rënda, përfshirë akuzat për terrorizëm, spiunazh, komplot për të kryer një krim të rëndë dhe vepra të tjera të ndërlidhura. Arrestimi i tij vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026