“Festa e grurit” në Fier, tradita e myzeqesë që lidh brezat

21 Qershor 2025 | 16:03

“Festa e grurit”, një festë tradicionale myzeqare, ka kremtuar edicionin e 7-të të saj. Aktiviteti i zhvilluar në Pojan të Fierit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Drejtoresha e Artit dhe Kulturës pranë Bashkisë Fier, Diana Mile, pohon se kjo nuk është thjesht festë e stinës, e të korrave, por një urë mes të kaluarës e të tashmes , një urë mes brezash dhe trashëgimi mijëvjeçare.

“Një festë tradicionale, e cila vjen si një frymëzim që nga antikiteti. Festa e grurit sjell një traditë kulturore dhe bujqësore të promovimit të prodhimit vendas”, tha Diana Mile, Drejtore e Artit dhe Kulturës, në Fier.

Prodhuesit e bukës, shfrytëzuan këtë festë për të vënë në dukje se këtë vit prodhimi i grurit është i pakët dhe pa cilësi, e për këtë kërkuan që fermerët të mbështeten nga qeveria, në mënyrë që dhe ata të bazohen te prodhimi vendas.

“Prodhimi i bukë është shumë i pakët por ka probleme edhe me cilësinë. Fermerët shqiptarë kërkojnë ndihmë nga shteti”, shtoi Petro Kulas, Nënkryetar i furrave të bukës dhe pastiçerive.

Për kryebashkiakun Armando Subashi, kjo festë tashmë ka marrë përmasa kombëtare.

“Pjesëmarrja e njerëzve tregon vetë për këtë festë fantastike që ka marrë përmasa kombëtare. Ne si bashki edhe këtë vit kemi bërë përpjekje maksimale për ta mbajtur gjallë, por edhe përsosur akoma më shumë këtë festë”, tha kryebashkiaku i Fierit.

Festa u harmonizua me ekspozitën e gatimeve tradicionale, panairin me prodhime të grurit të ri , paradën e mjeteve të mekanikës bujqësore dhe muzikës të cilat u shijuan nga banorë të zonës, të ftuar , fermerë, vizitorë vendas e të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026