Tepelenë, meshë përshpirtjeje në vendin e vuajtjeve të kundërshtarëve të diktaturës
Në prani të autoriteteve më të larta të Kishës Katolike të Shqipërisë, në ish-Kampin e Internimit të kundërshtarëve të regjimit komunist në Tepelenë u zhvillua një meshë përshpirtjeje.
Ky kamp është cilësuar si “Aushvici shqiptar” ndërsa meshën përkujtimore e drejtoi Ipeshkëv i Sapës, Imzot Simon Kulli, një prej meshtarëve të shuguruar 25 vjet më parë me ringritjen e Kishës Katolike Shqiptare.
“Në perspektivën e mosharresës, kujtimit si domosdoshmëri shoqërore dhe kombëtare, Kisha Katolike u mblodh në këtë vend, sot në këtë ditë të veçantë në kalendarin e saj që i kushtohet shenjtërimit të meshtarëve, pikërisht për të kujtuar të gjithë ata viktima që vuajtën, u vranë, por edhe që qëndruan të palëkundur në mbrojtje të dinjitetit dhe lirisë njerëzore.”, tha Dom Mark Pashka, zëdhënës i Ipeshkvisë Shkodër.
Kampi i internimit në Tepelenë ka funksionuar në vitet 1949-1954, ndërsa numri i të internuarve vlerësohet të ketë qenë rreth 6 mijë individë nga familjet antikomuniste.
“Sigurisht, prania e mbarë Kishës, të meshtarëve dhe ipeshkëve sot në Tepelenë është shumë e domosdoshme, është domethënëse pikërisht për të na kujtuar rezistencën dhe qëndrimin e gjithë atyre që luftuan për liri dhe jetuan për liri, gjithashtu edhe domosdoshmërinë e mosharresës dhe një kujtese të shëndoshë shoqërore.”, theksoi Dom Mark Pashka.
Tashmë është publikuar projekti për ngritjen në mjediset e kampit të një muzeu në përkujtim të atyre që vuajtën apo humbën jetën si kundërshtarë të diktaturës komuniste.
LEXONI GJITHASHTU:
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë



