Një fundjavë me kulturën e Ulqinit, Gjirokastra gjallërohet me folklor dhe ekspozita
Një fundjavë kulturore plot gjallëri dhe kolorit ka prezantuar Ulqini në qytetin e Gjirokastrës.
Programi i aktiviteteve përfshiu performancë folklorike, panair artizanati dhe ekspozitë pikture, duke promovuar traditat e pasura dhe vlerat kulturore të Ulqinit. Koncerti i artistëve popullorë, si dhe punimet karakteristike të mjeshtrave artizanë, tërhoqën edhe interesimin e turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë.
“Ne jemi pjesë e grupit folklorik ‘Trojet tona’ dhe vijmë për të marrë pjesë e për të prezantuar folklorin, veshjen tradicionale dhe trashëgiminë kulturore të Ulqinit këtu sonte, në këtë tubim madhështor për ne, në Gjirokastër.”
“Këtu është Ulqini në Gjirokastër – janë traditat e Ulqinit që prezantohen në këtë qytet. Janë të pranishëm disa artizanë, përfaqësues të agrobiznesit, ekspozita të ndryshme, përfshirë edhe një ekspozitë speciale. Këtu shfaqen folklori dhe veshjet tradicionale të krahinës së Ulqinit.”
“Është një emocion i veçantë të jem në Gjirokastër. Kjo është një ndër veshjet që ne trashëgojmë brez pas brezi dhe mot pas moti. Ndihem krenare që e vesh këtë veshje kaq madhështore dhe që ndodhem në qytetin e bukur të Gjirokastrës për një manifestim kaq të rëndësishëm.”
“Vijmë nga Ulqini – është hera e parë që marrim pjesë. Kemi qenë edhe para pesë vitesh. Na pëlqen shumë Gjirokastra si vend turistik. Parqesim prodhimet tona që kemi në bahçe dhe kopshtije, si fruta të thata, mjaltë, vaj ulliri, uthull molle të egër, të gjitha produkte natyrale”, – thonë disa nga pjesëmarrësit.
Tashmë janë të shumtë eventet kulturore dhe artistike që po organizohen në Gjirokastër, duke gjallëruar sezonin turistik të verës.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump




