Përmbyllet rinumërimi i 106 kutive të Tiranës, si pritet të vijojë procesi
Është mbyllur rinumërimi i kutive për këtë të shtunë në ambientet e pallatit të sportit “Farije Hoti”, ku 24 grupet e ngritura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve arritën të përmbyllin rinumërimin e 106 kutive të Tiranës.
Pavarësisht se rinumërimi ka përfunduar për këto kuti, ende nuk ka pasur ndryshime në shpërndarjen e mandateve, si për ato që iu janë caktuar subjekteve politike, ashtu edhe për mandatet e listës së hapur të kandidatëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Në katër ditët e para të rinumërimit, grupet arritën të përpunonin rreth 35% të kutive të qarkut të Tiranës. Rinumërimi nisi me kutitë e bashkisë Kamëz dhe rrethinat e Tiranës, duke kaluar më pas në qytetin e Tiranës. Procesi do të vijojë dhe përmbyllet me rinumërimin e kutive në fund të Kavajës dhe Rrogozhinës.
Rinumërimi i kutive do të vazhdojë nga e hëna, me turne të zakonshme nga ora 09:00 deri në 21:00.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë