Kosova përkrah SHBA-në, Kurti: Bota ka nevojë për më pak armë bërthamore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se siguria ndërkombëtare kërkon më pak armë bërthamore dhe jo rritje të arsenalit nuklear, veçanërisht në rastet kur shtete autoritare përpiqen të pajisen me të tilla armë.
Në një postim në rrjete sociale, Kurti u shpreh se Republika e Kosovës qëndron përkrah ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian në lidhje me shqetësimet për programin bërthamor të Iranit.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, ka shkruar Kurti.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike.”
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim