Xhamia e Et’hem Beut në prag të hapjes pas tre vite restaurim të plotë

12 Maj 2021 | 16:51

Ka dalë sërish në dritë pas procesit të thellë të rikonstruksionit xhamia më e vjetër e kryeqytetit. Xhamia e Et’hem Beut i është nënshtruar procesit të restaurimit e tani është gati në përfundim të punës për t’ju kthyer së pari besimtarëve e më pas vizitorëve që janë të shumtë.

Për gati tre vite, detaje të këtij objekti kulture, monument i kategorisë së parë, i ngritur në vitin 1820 i është nënshtruar një procesi të gjatë konservimi veçanërisht muralet që mbeten veçantia e xhamisë.

Restauratori Adrian Çene tregon se ndërhyrja është bërë “për t’i gjallëruar floralet sepse ishin fshehur nga shtresat e pluhurit dhe mbivendosjet”.

Detajet e floraleve janë të pranishme kudo në hapësirat e këtij objekti, një praktikë kjo që është ndeshur rrallë në xhamitë e tjera në vend.

“Është një nga xhamitë e veçanta pasi është e gjitha e pikturuar me murale. E gjitha është e mbuluar me floreale dhe me skena të peizazheve ku ilustrohen pjesët e kuranit për parajsën apo xhenetin”, shprehet Adrian Çene.

Në gjithë procesin e restaurimit është ruajtur identiteti dhe origjinaliteti i veprave, dhe ndonëse nuk ka një datë konkrete se kur do te hapet Xhamia, ajo është shumë e afërt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026