Kreu i vëzhguesve bërthamorë të OKB: Priten dëme shumë të mëdha në centralin Fordow
Bombardimet nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të kenë shkaktuar “dëme shumë të mëdha” në zonat nëntokësore të centralit për pasurimin e uraniumit Fordow në Iran, i cili është i ndërtuar nën tokë brenda një mali, edhe pse ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmeve, tha të hënën shefi i vëzhguesit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.
Shtetet e Bashkuara hodhën të dielën bombat më të mëdha konvencionale nga arsenali i tyre mbi objektet bërthamore iraniane, duke përdorur për herë të parë në luftë bombat që depërtojnë thellë në bunkerë, në përpjekje për t’i shkatërruar centralet për pasurimin e uraniumit, përfshirë edhe atë Fordow.
“Në këtë kohë, askush, përfshirë IAEA-n, nuk është në gjendje t’i ketë vlerësuar plotësisht dëmet nëntokësore në Fordow”, tha Grossi në një deklaratë drejtuar një mbledhjeje emergjente të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.
IAEA-ja nuk ka qenë në gjendje të kryejë inspektime në Iran që nga fillimi i sulmeve ushtarake izraelite mbi objektet bërthamore më 13 qershor.
“Duke pasur parasysh ngarkesën shpërthyese të përdorur dhe ndjeshmërinë e lartë të centrifugave ndaj dridhjeve, pritet që dëmet të jenë shumë të mëdha”, shtoi Grossi.
Përveç shkallës së dëmeve në sallat nëntokësore të pasurimit të Fordos, një nga pikëpyetjet kryesore është gjendja e rezervave të uraniumit të pasuruar, veçanërisht të më shumë se 400 kilogramëve uranium i pasuruar deri në 60 për qind pastërti. Kjo përqindje është një hap larg rreth 90 përqindëshit që shihet si shkalla e nevojshme për të zhvilluar armë bërthamore.
Sipas matjeve të IAEA-s, kjo sasi do të mjaftonte, nëse pasurohet më tej, për të prodhuar nëntë armë bërthamore. Megjithatë, Irani pohon se qëllimet e tij janë paqësore dhe se nuk synon të prodhojë armë atomike.
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus