Emrat| Kush përfitoi vota padrejtësisht! Hapet gara Xhaçka-Gjylameti, ulet diferenca
Pas hapjes së mbi 600 kutive të para në procesin e rinumërimit për qarkun e Tiranës, ndarja e mandateve nuk ka pësuar asnjë ndryshim, duke ruajtur ekuilibrin mes partive që dolën fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare. Megjithatë, rinumërimi ka zbuluar parregullsi në nivel kandidatësh brenda të njëjtës parti, ku shumë prej tyre rezultojnë të kenë përfituar vota padrejtësisht nga gabimet apo ndërhyrjet e numëruesve.
Në radhët e Partisë Socialiste, rinumërimi ka nxjerrë në dritë kandidatë që kanë përfituar nga dhjetëra vota të paqena.
Dhjetë emrat kryesorë për nga numri i votave të marra padrejtësisht brenda listës së PS-së janë:
- Ervin Hoxha – 256 vota
- Fatmir Xhafaj – 125 vota
- Blendi Gonxhja – 104 vota
- Xhemal Qefalia – 128 vota
- Erion Braçe – 109 vota
- Klotilda Bushka – 92 vota
- Kejsi Elezi – 104 vota
- Anila Denaj – 78 vota
- Toni Gogu – 68 vota
Një garë e fortë po zhvillohet ndërmjet Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku pas rinumërimit diferenca është ngushtuar në vetëm 92 vota, nga 140 që ishte fillimisht. Kjo e bën Xhaçkën emrin e vetëm në rrezik për humbje mandati në këtë fazë të rinumërimit.
Edhe në kampin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, disa kandidatë kanë rezultuar me shtesa të pajustifikuara votash. Më të spikaturit janë:
- Ilir Alimehmeti – 96 vota
- Jorida Tabaku – 66 vota
- Ilir Metaj – 46 vota
- Myslim Murrizi – 30 vota
- Sali Shehu – 36 vota
- Shpëtim Idrizi – 39 vota
- Petrit Gjorgji – 44 vota
- Kreshnik Çollaku – 42 vota
- Et’hem Aga – 25 vota
- Petrit Doda – 21 vota
Ndërkohë procesi i rinumërimit ka shkuar në gjysmë, pritet me interes nëse do të ketë ndikim në garat e ngushta mes kandidatëve brenda partive, ndonëse ndryshim në shpërndarjen e mandateve nuk është i pritshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut