“KAS nuk është organ hetimor”, Bele: Rinumërimi për Tiranën mbyllet deri të hënën
Anëtari i KAS Koli Bele tha në një prononcim për mediat se deri të hënën pritet që të kenë përfunduar të gjithë procesin e rinumërimit të votave për Tiranën.
I pyetur nëse nga kutitë e rihapura deri më tani, kanë konstatuar krim zgjedhor, Bele tha se KAS po kryen vetëm procesin administrativ, dhe nuk është organ hetimor.
“Procesi është i gjatë dhe deri diku i panatyrshëm se nuk është ndërtuar Kodi Zgjedhor që një trup me pesë vetë të zëvendësojë 11 KZAZ e Tiranës dhe disa qindra numërues që po zëvendësohen nga një administratë e KQZ. Janë numëruar gjysma e kutive, dhe në këtë ritëm, ndoshta të shtunën ose maksimalisht të hënën do të kemi një përfundim të procesit. Duhet të kuptojmë se ky proces në vetvete nuk bën hetimin për kuti, por rinumërohen dhe dalin në një rezultat përfundimtar. Për të konkluduar nëse në një rast ka diferenca të mëdha apo qëllim kriminal, duhet hetuar në një proces tjetër. Ne nuk jemi duke hetuar kuti më kuti çfarë ka ndodhur. Numërohet, tabulohet dhe bëhet një rezultat përmbledhës”, u shpreh Bele.
LEXONI GJITHASHTU:
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
- 16:37 “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë
- 16:33 Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin