Ivanka Trump flet për Sazanin: Po bëjmë masterplanin, do sjellim markat më të mira
Vajza dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump po punojne per te ngritur ne Sazan nje resort luksoz. Ne një interviste të dhëne se fundmi, Ivanka Trump thote se ne ishull do te vijne markat me te mira ndërkombëtare.
Revista Britanike “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit Sazanit, i cili do të investohet nga dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.
Revista i referohet një interviste që ka dhënë Ivanka Trump, e cila thotë se po punon me bashkëshortin e saj për të sjellë aty, arkitektët dhe markat më të mira, në një resort të jashtëzakonshëm.
Vajza e Donald Trump thotë se u mrekullua nga natyra e virgjër e ishullit dhe foli menjëherë me bashkëshortin e saj për të bërë çmos që Sazani të ishte një pjesë e tyre.
“Kushner mbeti gjithashtu pa fjalë kur e pa për herë të parë në vitin 2021, dhe u habit që një mrekulli e tillë kishte mbetur e paprekur dhe më pas u deshën 3 vite që që qeveria shqiptare të jepte miratimin paraprak për zhvillim”.
Ivanka thotë se tashmë jemi në procesin e ndërtimit të masterplanit dhe do të jetë marka Amman, e cila të operojë me hotelin dhe vilat, ndërsa Carbone do të operojë me ushqimin dhe pijet.
Realizimi i projektit pritet të kushtojë rreth 1 mld dollarë, dhe turistët që do të shkojnë në Sazan do të duhet të paguajnë pushime të shtrenjta për shërbimin e luksit që do të marrin atje.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s