Edicioni i 21 i Monodramës, mbledh në Maliq artistë vendas dhe të huaj
Ka nisur edicioni i 21 i Monodramës në Maliq në pallatin e kulturës “Dhimitër Orgocka“, i cili është ende në rindërtim.
Festim Tomori, organizator i këtij eventi tregon se ndryshe nga vitet e tjera, Monodrama nuk do të shfaqet vetëm në Maliq por edhe në Pogradec.
“Jemi në edicionin e 21 të festivalit të Monodramës. Këtë vit kemi vendosur ta bëjmë në Maliq në Pallatin e Kulturës, pjesa tjetër në Pogradec. Aktorë ka nga Kievi, Kroacia, Greqia, Polonia, Rumania e Amerika. Rritet cilësia sepse Monodrama ka tjetër shtrirje gjeografike”, tha Festim Tomori, organizator
Në këtë edicion, aktorët vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshi këtu Ukrainën. Vetë ata tregojnë se Monodrama shërben për to, pasi nëpërmjet artit kanë mundësi të tregojnë çfarë po ndodh në vendin e tyre
“Është hera e parë që vi në Shqipëri. Une do të vendos në skenë një ngjarje reale nga Ukrainë, nga ku unë vij. Çdo ditë aty shohim gra, nëna, gjyshe që bërtasin emrin e fëmijëve të tyre të cilët janë në luftë. Do përpiqem të bërtas aq sa mundem për të treguar edhe këtu spektatorëve një pjesë reale të asaj qe po jetojmë në vendin tonë. Është Art por është dhe realitet”, tha aktorja Inna Goncharova.
“Jam mirënjohëse që jam këtu, e vlerësoj këtë moment, është e rëndësishme për ne të dalim jashtë nëpër botë e të tregojmë ç’po ndodh me vendin tonë. Faleminderit ju qe po na mirëprisni”, shtoi Karyna Levyshchenko, një tjetër aktore.
Festivali i Monodramës do të zgjasë për 5 netë, ku në fund juria do të përzgjedhë dhe aktorët më të mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West