Dumani bën bilancin për krimet zgjedhore: Kallëzimet e partive politike të paplota
Organizatat që monitoruan zgjedhjet e 11 majit organizuan këtë të enjte një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e institucioneve dhe partive politike.
Në këtë aktivitet foli edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili prezantoi shifrat e procedimeve penale nga SPAK për krimet zgjedhore.
Ai u shpreh se kallëzimet e partive politike kanë qenë shpesh të paplota dhe jo të sakta.
Dumani njoftoi se “janë administruar gjithsej 192 materiale që lidhen me dyshime për krime zgjedhore.
Nga këto, 43 janë regjistruar si procedime penale dhe kanë kaluar në fazën e hetimit, ndërsa për 40 materiale është vendosur mosfillimi i hetimit për mungesë të elementit penal”.
Ai shtoi se “40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 22 janë në verifikim nga policia, ndërsa 17 janë bashkuar me materiale të tjera ekzistuese”.
Për 43 procedimet penale, Dumani shpjegoi: “22 janë iniciuar në bazë të referimeve të policisë, njëri nga shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve, 9 me iniciativë të SPAK, 3 si rezultat i kallëzimeve nga qytetarë të ndryshëm, 3 nga prokuroritë e tjera dhe 4 nga subjektet politike. Një rast është vazhdim i një regjistrimi penal të mëparshëm”.
Ai theksoi se shumica e këtyre procedimeve lidhen me korrupsionin aktiv gjatë zgjedhjeve, duke saktësuar se “35 procedime janë për korrupsion aktiv, 4 për korrupsion korrupsion aktiv dhe pasiv, një për përdorim të funksionit publik për qëllime private, dhe një tjetër për keqpërdorim detyre. Gjithashtu, një procedim për kanosje ose dhunë ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sa i përket hetimeve, Dumani theksoi se “ato janë aktive dhe janë ushtruar kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente personale, janë ekzekutuar 20 urdhra gjyqësorë për kontrolle, dhe janë sekuestruar dokumenta dhe prova të rëndësishme”.
Kreu i SPAK komentoi edhe për kallëzimet e partive politike, duke thënë se “kallëzimet e tyre kanë qenë shpesh të paplota dhe shpesh jo të sakta”. Ne kemi marrë kontakt me denoncuesit e partive politike dhe pas verifikimeve të rasteve mbi shqetësimet e tyre, SPAK ka bërë verifikimet përkatëse dhe kallëzimet i ka trajtuar në një kohë të shpejtë duke marrë vendime bazuar në analiza të detajuara të aktet dhe provat”.
Ai përmendi gjithashtu se “vendimet e mosfillimit të hetimit që ishin 43 i janë komunikuar kallëzuesve, dhe nga këto vendime vetëm tre janë ankimuar dhe GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e SPAK për mosfillim të procedimit penal”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi