Celibashi: Reforma zgjedhore e domosdoshme për të adresuar problemet e 11 majit

26 Qershor 2025 | 10:29

Këtë të enjte u zhvillua tryeza me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, ku morën pjesë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe ambasadori britanik Nick Abbott.

Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, kërkoi nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore nga Kuvendi i ri, me qëllim sigurimin e integritetit të plotë të zgjedhjeve të ardhshme.

Ai citoi raportin e OSBE-ODIHR, duke theksuar se, megjithëse ka pasur përparim në zgjedhje, ende ekzistojnë problematika që mund të adresohen përmes reformës së re.

“Gjetjet nxisin nevojën për një reformë të thellë ligjore dhe institucionale me qëllim sigurimin e integritetit të plotë të zgjedhjeve. Me konstituimin e ri të Kuvendit në shtator, puna duhet të nisë menjëherë për të adresuar të gjitha problematikat në procesin zgjedhor në Shqipëri. Duhet të vlerësojmë se çfarë secili prej aktorëve politikë apo institucionalë duhet të bëjë ndryshe apo më mirë në kuadër të përgjegjësive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mos bazohet vetëm në konsensus të gjerë politik. Maxhoranca, e cila është pothuajse e përbërë nga Partia Socialiste në kuptimin kushtetues, shpresoj që të mos jetë pengesë nga pikëpamja formale për të pasur gjithëpërfshirje dhe konsensus mbi atë çfarë duhet reformuar,” u shpreh Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026