Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza
Kamionët me ndihma humanitare të Kombeve të Bashkuara kanë hyrë sot në enklavën palestineze përmes pikës kufitare “Zikim”, e cila kontrollohet nga ushtria izraelite.
Ndërkohë, Fondacioni Humanitar i Gazës, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka filluar të operojë më 27 maj përmes qendrave të përzgjedhura, duke anashkaluar mekanizmat e zakonshëm të shpërndarjes përmes OKB-së dhe organizatave joqeveritare.
Kjo vjen në një kohë kur situata në terren vazhdon të përkeqësohet. Dhjetëra civilë janw vrarw apo plagosur çdo ditë në përpjekje për të siguruar ushqim, mes një krize humanitare të thellë. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar hetim të pavarur mbi vrasjet pranë vendeve të shpërndarjes së ndihmave.
Që nga tetori 2023, kur shpërtheu ofensiva izraelite ndaj Gazës, më shumë se 56 mijë palestinezë janë vrarë, shumica gra dhe fëmijë, sipas burimeve lokale. Izraeli ka refuzuar thirrjet për një armëpushim, ndërsa përballet me akuza ndërkombëtare për krime lufte dhe gjenocid.
Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Gaza.
Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po shqyrton një padi të ngritur kundër Izraelit për gjenocid në enklavën e rrethuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar