Fatjona Mejdni: Krimi i organizuar financon fushata politike

12 Maj 2021 | 22:35

Në Shqipëri duket se nuk ka vullnet politik për të luftuar trafikun e drogave. Kjo duket se ka sjellë mos ndëshkimin e grupeve kriminale që e drejtojnë atë, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Trans-Kombëtar.

Trafikimi i sasive të mëdha të drogave në Shqipëri nuk është shoqëruar me arrestime e dënime dhe shumë pak anëtarë të grupeve kriminale që drejtojnë këtë trafik janë dënuar, u shpreh Fatjona Mejdini, koordinatore e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Trans-Kombëtar, për emisionin, “Me pak Fjalë”.

Sipas Mejdinit mos dënimi vjen pasi grupet kriminale kanë krijuar një marrëdhënie simbiotike me politikanë të korruptuar duke financuar fushatat e tyre elektorale dhe duke i mbajtur rrjedhimisht në pushtet.

“Ka qenë një marrëveshje simbiotike ku grupet kriminale përfitonin, siguronin të ardhura ilegale për një pjesë të njerëzve dhe nga ana tjetër politikanët janë fuqizuar dhe kanë financuar fushatat e tyre”, deklaroi Mejdini.

Ajo theksoi se Shqipëria është e pafuqishme për t’i luftuar e vetme grupe kriminale pasi me kalimin e kohës ato kanë krijuar pushtet të madh ekonomik dhe lidhje të forta me pushtetarë.

“Kërkohet një luftë shumë e koordinuar dhe Shqipëria e vetme për ta bërë këtë luftë është shumë e pafuqishme kështu që vjen nevoja e një bashkëpunimi sa më të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese europiane dhe vendeve partnere”, tha Mejdini

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021