Incident pas faljes së Fitër Bajramit, një person tenton të vetëdigjet me benzinë në “Sheshin Skënderbej”

13 Maj 2021 | 07:25

Mëngjesin e sotëm, pas faljes së Namazit në “Sheshin Skënderbej” një person u lye me benzinë dhe teksa tha në gjuhën arabe “Zoti është madh”, tentoi të vetëdigjej.

Fillimisht 40-vjeçari me iniciale B.G u neutralizua nga besimtarët dhe menjëherë në vendngjarje mbërriti edhe Policia.

Gjatë neutralizimit të tij, i riu thërriste “Nuk ka Zot” dhe nuk kishte një sjellje të qëndrueshme.

Ai është shoqëruar në Komisariatin nr.1 në kryeqytet, ku ka treguar se ka probleme familjare.

Këtë ngjarje, një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai para mediave.

Ceremonia e faljes së Namazit në kryeqytet u zhvillua duke respektuar masat anti-COVID.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas 30 ditësh agjërim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026